Pamje rrëqethëse: Dikur “çerdhe” e ISIS-it, sot qytet fantazmë

Azia

Pamje rrëqethëse: Dikur “çerdhe” e ISIS-it, sot qytet fantazmë

Më: 5 shtator 2017 Në ora: 21:28
Raqqa

Është publikuar një video e cila është filmuar nga fluturakja pa pilot (drone) që ka fluturuar mbi pjesën perëndimore të qytetit sirian Raqqa, që konsiderohet si “çerdhja” e organizatës terroriste “Shteti Islamik”.

Që kur ISIS mori nën kontroll këtë qytet në vitin 2014, ai sot duket si një qytet fantazmë brenda të cilët nuk lëviz asgjë e gjallë, dhe është i mbushur me rrënoja.

Një pjesë e këtij qyteti sirian është çliruar nga terroristët, por në zona tjera vazhdojnë të rezistojnë afro 1.500 militantë të ISIS-it.

Ofensiva për rimarrjen nën kontroll të këtij qyteti ka filluar qysh në qershor, dhe është duke vazhduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat