Koreja Jugore është duke përcjellë nga afër aktivitetin e fqinjit të saj Koresë Veriore, duke shfaqur frikën se regjimi në Pjongjang sërish mund të lansojë raketa interkontinentale balistike të dielën kur shënohet përvjetori i pavarësisë.
Zëdhënësi i Ministrisë për Bashkim, Eugen Li, ka thënë se Pjongjangu mundet serish të testojë një projektil nuklear këtë fundjavë, ose më 10 tetor, në ditën e formimit të Partisë Punëtore të Koresë Veriore.