Rishikohet vendimi për dëbimin nga qeveria të ish-kryeministrit pakistan

Azia

Rishikohet vendimi për dëbimin nga qeveria të ish-kryeministrit pakistan

Më: 13 shtator 2017 Në ora: 18:49
Ish- kryeministri i Pakistanit, Sharif Nawaz

Një gjykatë supreme në Pakistan, ka mbajtur dëgjimin e parë që rishikon vendimin që e kishte larguar nga detyra, ish-kryeminstrin, Nawaz Sharif nën akuzën për korrupsion.

Sharif kishte sfiduar Gjykatën Supreme në vendimin e 28 korrikut, që e ndaloj atë për një kohë të caktuar si ligjbërës në parlamentin e Pakistanit.

Avokati i Sharif-it, u kishte thënë gazetarëve se “nuk ka pasur gjykim të drejtë” ndaj Sharif-it.

Akuza penale janë ngritur edhe ndaj dy djemve të Sharif-it, vajzës, dhëndrrit dhe një anëtari të Lidhjes së tij Myslimane të Pakistanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat