Sulm ndaj forcave siriane që mbështeten nga SHBA-të

Azia

Sulm ndaj forcave siriane që mbështeten nga SHBA-të

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 14:56
Ilustrim

Grupe ushtarake të mbështetura nga SHBA-të, kanë thënë se janë sulmuar sot nga avionët rusë dhe forcat qeveritare siriane, në provincën kufitare të Sirisë, Deir al-Zour.

Sulmet kanë plagosur gjashtë luftëtarë nga Forcat Demokratike të Sirisë, njofton kështu aleanca e përbërë me shumicë Kurde dhe Arabe, që luftojnë përkrahë një koalicioni ushtarak të udhëhequr nga SHBA-të.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, mbështesin ofensiva të ndara në konfliktin e shumëanshëm të Sirisë, me të dyja palët që përparojnë kundër, grupi ekstremist, Shteti Islamik, në rajonin lindorë, në kufi me Irakun.

Ndërsa, sulmet e ndara nga qeveria siriane, të mbështetura nga Rusia dhe Forcat Demokratike të Sirisë, që mbështeten nga SHBA-të kanë ngritur frikën për përplasje që mund të përfundojnë në tensione midis të dyja fuqive botërore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat