Iraku paralajmëron ndërhyrje me ushtri në Kurdistan

Azia

Iraku paralajmëron ndërhyrje me ushtri në Kurdistan

Më: 16 shtator 2017 Në ora: 21:23
Hajder al Abad

Kryeministri i Irakut, Hajder al Abad tha sot se po përgatitet të ndërhyjë me ushtri nëse mbahet referendumi kurd për pavarësinë e Kurdistanit irakian.

Në një intervistë për agjencinë amerikane të lajmeve AP, Al Abadi ka vlerësuar referendumin si një "përshkallëzim të rrezikshëm që do të thërrasë shkeljen e sovranitetit të Irakut”.

Kurdët kanë paralajmëruar se më 25 shtator do të mbajnë referendumin për pavarësi të Kurdistanit në territorin e Irakut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat