Pamje të rralla nga Koreja e Veriut: Kimi është i mëshirshëm, na do më shumë se prindërit tanë!

Azia

Pamje të rralla nga Koreja e Veriut: Kimi është i mëshirshëm, na do më shumë se prindërit tanë!

Më: 17 shtator 2017 Në ora: 07:49
Koreja e Veriut

Krahas tensioneve që kanë arritur kulmin në raport me SHBA-të, Koreja e Veriut lejoi gazetarët e CNN-it që të xhirojnë brenda shtetit më të izoluar në botë.

Will Ripley, Tim Schwarz dhe Justin Robertson vizituan Korenë e Veriut në korrik. Ata kalua 15 ditë atje. Edhe pse ishin nën mbikëqyrjen e zyrtarëve qeveritarë, kishin mundësi të shihnin dhe të shkonin në vendet e ndaluara deri tash.

Pas kthimit realizuan një dokumentar që shfaq jetën e banorëve të shtetit misterioz, ku fëmijët që në fëmijëri edukohen të urrejnë amerikanët, “armiqtë e përbetuar që mund të sulmojnë në çdo çast”.

Disa nga ta i duan video-lojërat, sidomos ato me të shtëna drejtë amerikanëve. Disa më të mëdhenj që nuk kanë parë kurrë ndonjë amerikanë, thonë se armiqtë e tyre kanë hundë të madhe dhe gjoks leshator.

Fëmijët shpesh hezitonin të flisnin, sepse edukohen ta duan shtetin dhe liderin statujat e të cilit i shohin kudo.

“Ai (Kim Jong-un) është i mëshirshëm dhe na do më shumë se prindërit tanë”, tha një tetëvjeçar i cili gjendej në kampin për edukimin e fëmijëve.

Gazetarët vizituan edhe Wonsanin e famshëm për peshkatari, që është edhe vendi kryesor për lansimin e raketave të cilat banorët i bëjnë të ndjehen krenarë.

Një nga banorët në këtë vend thotë se nuk i kupton SHBA-të.

“Vendi jonë po e kryen punën për të na mbrojtur, e amerikanët na imponojnë sanksionet”, thotë ai.

Gazetarët ishin edhe në një nga vendet më të rrezikshme në botë, kufirin mes Koresë së Veriut dhe Jugut, si dhe një shitore me suvenire ku ishte kartolina me mbishkrimin: “Do ta ndalojmë tentimin e SHBA-ve për të nisur luftë bërthamore”:

Në dokumentar mund ta shihnin edhe malin e shenjtë Paekta me vullkan aktiv dhe majën më të lartë në gadishull, ku sipas legjendës lindi Kim Jong-ili. Banorët e besojnë këtë legjendë dhe thonë se në ditën e lindjes së tij, Dielli depërtoi nëpër re dhe lulet lulëzuan. Qielli pra transformoi natyrën, për të njoftuar lindjen e tij.

Për më shumë, shikojeni dokumentarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat