Gratë saudite do të mund të ngasin makinën

Azia

Gratë saudite do të mund të ngasin makinën

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 22:17
Ilustrim

Arabia Saudite do t’iu lejojë grave të ngasin makinën, raporton media shtetërore.

Mbreti Salman lëshoi dekretin që u lejon grave të marrin lejen e vozitjes.

Arabia Saudite është vendi i vetëm në botë që i ka ndaluar gratë të vozisin.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë bërë fushatë me vite, për të ndryshuar këtë praktikë.

Dekreti i Mbretit Salman parasheh që vendimi të hyjë në fuqi deri në qershor të vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat