Padi kundër ish-kryeministrit pakistanez

Azia

Padi kundër ish-kryeministrit pakistanez

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 13:50
Ish-kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif.

Një gjykatë pakistaneze ka paditur ish-kryeministrin Nawaz Sharif, vajzën e tij dhe dhëndrin rreth pasurisë së padeklalruar jashtë vendit.

Një gjykatë për llogaridhënie në Islamabad paditi Sharifin, vajzën Merjem Sharif dhe bashkëshortin e saj, Muhammed Safdarin.

Sharif i cili aktualisht është në Londër ku gruaja e tij po merr trajtim mjekësor, është shpallur i pafajshëm, ndërsa vajza dhe dhëndri i tij ndoqën seancën dëgjimore po ashtu u shpallën të pafajshëm.

Familja Sharif i kanë quajtur procedurat kundër tyre një komplot nga shërbimet sekrete të Pakistanit.

Akuzat rrjedhin nga publikimet e Panama Papers në vitin 2016 që zbuluan se Sharif dhe familja e tij kishin kompani dhe i përdorën ato për të blerë banesa në Londër.

Sharif, 67 vjeç, dha dorëheqjen në korrik pasi Gjykata e Lartë e hoqi atë nga zyra dhe urdhëroi Byronë Kombëtare të Llogarisë për të hetuar pasurinë e familjes së tij dhe për të kryer një gjykim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat