Banorët e Japonisë i frikësohen një sulmi bërthamor nga ana e Kim Jong-ut

Azia

Banorët e Japonisë i frikësohen një sulmi bërthamor nga ana e Kim Jong-ut

Nga: A.S. Më: 19 tetor 2017 Në ora: 16:15
Japonia ka frikë se Koreja e Veriut mund të lëshojë një raketë balistike mbi qytetarët e saj

Banorët japonezë kanë frikë se Koreja e Veriut mund të shkaktojë një katastrofë bërthamore pas paralajmërimeve për testim të një bombe me hidrogjen që mund të jetë shumë më shkatërrimtare sesa sulmi bërthamor në Fukushima, gjatë luftës së dytë botërore, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Japonia ka qenë në alarm të lartë qëkur Koreja e Veriut lëshuar dy raketa balistike mbi ishullin e Hokkaidos më 15 shtator.

Koreja veriore ka kryer testin e saj të gjashtë dhe më të madh bërthamor pak para shtatorit.

Prej atëherit nuk ka pasur teste të mëtejshme raketore apo teste bërthamore dhe jo po konsiderohet si një periudhë e qetë.

 Por heshtja nuk ka bërë asgjë për të zbutur frikën e banorëve që jetojnë direkt në vijën e qitjes së testeve të raketave të Kim Jong-un.

Për disa muaj autoritetet japoneze kanë mbajtur stërvitje të jashtëzakonshme në përgatitje për Korenë e Veriut duke testuar një bombë raketore ose bërthamore.

Në rast të lëshimit të raketave, qeveria aktivizon sirenat dhe dërgon alarme në miliona telefona celularë.

Kryeministri japonez Shinzo Abe e ka quajtur kërcënimin e paraqitur nga regjimi i Kim Jong-un si një "krizë kombëtare" që vetëm ai mund ta zgjidhë.

Abe ka marrë një qasje agresive në Korenë e Veriut me shpresën se do të fitojë vota në zgjedhjet e parakohshme të së dielës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat