Afganistan: Numri i të vrarëve arriti në 72 vetë

Azia

Afganistan: Numri i të vrarëve arriti në 72 vetë

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 10:50
Pamje pas sulmit të djeshëm vetëvrasës në një xhami shiite në Kabul të Afganistanit

Zyrtarët afganë thonë se nga sulmet vetëvrasëse në dy xhami në Afganistan, janë vrarë së paku 72 vetë.

Këto sulme të djeshme në një xhami shiite në kryeqytetin Kabul dhe kundër një xhamie sunite në provincën qendrore Ghor, po ndodhin në periudhën e valës së dhunës së ndërlidhur sektare dhe terroriste në Afganistanin e përfshirë nga lufta.

Përgjegjësinë për sulmin në Kabul e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Këto sulme ndodhën një ditë pasi u vranë 43 ushtarë dhe 9 të tjerë u plagosën nga militantët talibanë, në një kamp ushtarak në provincën jugore, Kandahar.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, tha se sulmet tregojnë se “terroristët përsëri kanë ndërmarrë sulme të përgjakshme, por ata nuk do t’i arrijnë qëllimet e tyre djallëzore për t’i përçarë afganët”.

Shtetet e Bashkuara fuqishëm e kanë dënuar sulmin e djeshëm dhe ato të mëparshmet në Afganistan, gjatë javës, në të cilën fluturaket amerikane pa ekuipazh i kanë vrarë më se 30 militantë në rajon.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me qeverinë dhe popullin e Afganistanit dhe do të vazhdojnë t’i mbështesin përpjekjet e tyre për arritjen e paqes dhe sigurisë në vendin e tyre”, tha nëpërmjeet një kumtese, zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat