Tmerri i luftës në Siri: Fëmija i uritur që qan për jetë

Azia

Tmerri i luftës në Siri: Fëmija i uritur që qan për jetë

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 18:07
Fëmija

Fëmija ishte sjellë në klinikë, në qytetin e kontrolluar nga rebelët, në Hamouria në afërsi të Damaskut, ndërkohë që po vazhdon lufta kundër ISIS-it.

Pamje tmerruese të fëmijës së uritur në spitalin sirian paraqet njërën nga pjesët më të errëta të luftës në Siri.

Fëmija është fotografuar derisa po mbahej nga një infermiere në një klinikë, në qytetin e kontrolluar nga rebelët në Hamouria, në lindje të kryeqytetit Damask.

Mjekët nuk e dinë se cila është mosha e fëmijës.

Duket se bëhet fjalë për një djalë të moshë pesëvjeçare dhe paraqet vuajtjen e tmerrshme të fëmijëve në luftë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat