Publikohen fotot që pasqyrojnë gjendjen e keqe të ushtrisë së Kim Jong-ut

Azia

Publikohen fotot që pasqyrojnë gjendjen e keqe të ushtrisë së Kim Jong-ut

Nga: A.S. Më: 23 tetor 2017 Në ora: 16:20
Kamioni i vjetër që vihet në lëvizje me një gjenerator me djegien e druve

 Fytyra e vërtetë e ushtrisë së Kim Jong-un është zbuluar nga disa fotografi të kontrabanduara nga Koreja e Veriut, raporton “Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Në këto foto, të marra nga një turist i huaj gjatë një vizite në Korenë Veriore, ushtarët shihen të lodhur dhe të rraskapitur në rrugë duke punuar mbi kamionë të thyer.

Një foto tregon një ushtar femër në detyrë në takë të lartë, ndërsa një tjetër tregon të paktën 14 burra të ulur në një makinë.

Disa kamionë duket se vihen në lëvizje fal gjeneratorëve të gazit me dru - një teknologji që nuk është e zakonshme në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Kjo vjen kur diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un vazhdon të rrisë tensionet me luftën e tij verbale me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Por fjalët e ashpra të Kimit duken të zbrazëta pas publikimit të fotove të  ushtrisë së tij të papërgatitur.

Image

Fotograf, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se pak ushtarë që ai pa, nuk janë në gjendje për ndonjë veprim ushtarak.

"Ne nuk pamë shumë ushtarë pos këtyre që shihen në fotografitë e mia", tha ai.

"Në këto foto askush nuk duket i gatshëm për luftime”, ka thënë fotografi, i cili ka dashur të bëhet publik emri i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat