Kim Jong mund të testoj një raketë bërthamore ditën që Trump do të vizitojë Korenë Jugore

Azia

Kim Jong mund të testoj një raketë bërthamore ditën që Trump do të vizitojë Korenë Jugore

Nga: A.S. Më: 23 tetor 2017 Në ora: 17:25
Kim Jong-un mund të lëshojë një raketë bërthamore ditën që Trump do të vizitojë Korenë Jugore

Koreja e Veriut mund të testojë një raketë balistike pikërisht në ditën që presidenti Donald Trump do të vizitojë Korenë Jugore, raporton Daily star”, përcjell “Bota sot”.

Presidenti i SHBA-ve ka planifikuar të vizitojë anën e Koresë së Jugut të Zonës së Demilitarizuar në fillim të nëntorit.

Trump pritet të dërgojë një mesazh të ashpër tek udhëheqësi suprem i Koresë së Veriut Kim Jong-un mbi programet e tij bërthamore dhe raketave balistike.

Koreja Veriore ka hedhur 22 raketa gjatë 15 testimeve që nga shkurti i këtij viti, dy prej të cilave ishin raketa ndërkontinentale, dhe një test bërthamor.

Kurse, një mbrojtës i Koresë së Jugut beson se Veriu mund të jetë duke pritur që Trump të vizitojë rajonin, sipas Agjencisë së Lajmeve Yonhap.

"Kur është fjala për zhvillimin e saj bërthamor dhe të raketave, procesi po vazhdon ende," ka thënë ky burim.

"Koreja e Veriut mund të jetë duke pritur që presidenti i SHBA-ve, Donald Trump të vijë në Azinë verilindore”.

Dhe ndërsa shfaqen fotografi të fshehta të ushtrisë së tij, Kim mendon se po shqyrton me kujdes "kohën politike" të testit të tij të ardhshëm bërthamor apo raketor, ka thënë më tej ky burim.

"Mundësia e provokimeve shtesë të Koresë së Veriut mbetet e hapur gjatë gjithë kohës", tha ky burim, pavarësisht ngadalësimit të fundit në veprimet agresive.

Trump do të vizitojë Japoninë, Korenë e Jugut, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet në një turne që fillon më 2 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat