Siri: Ushtria merr kontrollin e territorit të fundit të IS

Azia

Siri: Ushtria merr kontrollin e territorit të fundit të IS

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 09:15
Ilustrim

Ushtria siriane ka marrë kontrollin e Deir al-Zour, që është territori i fundit i qëndrueshëm i të ashtuquajturit Shteti Islamik në Siri.

Sipas raportimeve te televizionit shtetëror thuhet që qyteti është çliruar tërësisht.

IS ka kontrolluar shumicën e qytetit që nga viti 2014, vend ky me rëndësi të madhe strategjike për IS ngaqë është në afërsi të kufirit me Irakun. Nga këta militantë tashme kanë ngelur vetëm grupe të vogla të cilat ushtria është duke i larguar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat