Sulm me armë e bomba, 235 të vdekur në Egjipt

Azia

Sulm me armë e bomba, 235 të vdekur në Egjipt

Nga: A.ZH Më: 24 nëntor 2017 Në ora: 14:00
Sulmi në Egjipt

(E plotësuar) - Një sulm me armë zjarri e bomba ka shkaktuar 235 të vdekur në një xhami të provincës Sinai në Egjipt. Episodi i dhunës ka ndodhur në kohën e lutjeve.

Sipas policisë, persona që lëviznin me 4 automjete hapën zjarr mbi besimtarët, e pastaj përdorën edhe eksploziv.

Nuk dihet ende se kush qëndron pas ngjarjes së rëndë, por këto vitet e fundit, militantët xhihadistë janë rebeluar ndaj pushtetit, që prej përmbysjes së presidentit islamik Mohammed Morsi nga ushtria, korrikun e vitit 2013.

Me qindra policë, ushtarë e civilë janë vrarë që prej atëherë, shumica prej goditjeve të ndërmarra nga grupi “Provinca Sinai”, i cili është i lidhur me Shtetin Islamik.

***

Militantë të dyshuar kanë gjuajtur një bombë dhe kanë sulmuar me armë një xhami në provincën Veri-Sinai të Egjiptit, duke vrarë 85 persona, raporton agjensia e lajmeve shtetërore.

Dëshmitarët i thanë mediave egjiptiane se sulmi ndodhi në qytetin e Bir al-Abed pranë al-Arish gjatë lutjeve të së premtes, raporton BBC, përcjell Bota sot.

Policia lokale tha se burrat në katër automjete jashtë rrugës hapën zjarr ndaj adhuruesve, njoftoi AP.

Egjipti po lufton një kryengritje islamike në rajon, e cila është intensifikuar që nga viti 2013.

Rreth 80 persona u plagosën gjithashtu në sulm, thanë zyrtarët e shëndetësisë.

***

Të paktën 54 persona janë vrarë dhe 75 të tjerë janë plagosur, pasi militantë të dyshuar sulmuan sot një xhami në Sinai.

Sulmuesit kanë përdorur armë zjarri dhe bomba, transmeton agjencia shtetërore e Egjiptit, MENA, duke cituar burime zyrtare. 

Image
Harta
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat