Pakistan: Nga sulmi vetvrasës – 4 persona të vrarë

Azia

Pakistan: Nga sulmi vetvrasës – 4 persona të vrarë

Më: 25 nëntor 2017 Në ora: 13:21
Pamje pas një sulmi të mëparshëm vetëvrasës në Kueta të Pakistanit

Së paku katër vetë janë vrarë sot dhe 22 të tjerë janë plagosur, nga një sulm vetvrasës me bombë kundër një makine ushtarake, në periferi të qytetit jugperëndimor të Pakistanit, Kueta.

Oficeri i policisë në Kueta, Abdur Razzaq Cheema, tha se makina ushtarake, me të cilën udhëtonte një kolonel i forcave të armatosura të Pakistanit, ishte e parkuar afër një stacioni të autobusëve, kur ka ndodhur sulmi.

Por, në momentin e sulmit, koloneli nuk ishte në makinën e tij.

Muhammad Khurasani, zëdhënës i grupit, Tehrik Taliban Pakistan, nëpërmjet një imejli dërguar mediave, ka pretenduar se talibanët pakistanezë e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Autoritetet thanë se të gjithë të vrarët ishin civilë, ndërsa në mesin e të plagosurve ishin katër pjesëtarë të forcave të sigurisë së Pakistanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat