Kinë, dënohet një aktivisti për të drejtat e njeriut nga Tajvani

Azia

Kinë, dënohet një aktivisti për të drejtat e njeriut nga Tajvani

Nga: A.S Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 08:26
Aktivisti tajvanez para gjykatës

Një gjykatë kineze ka dënuar një aktivist të të drejtave të njeriut nga Tajvani me pesë vjet burg të martën me akuzën për tentim të përmbysjes së shtetit, raporton “The New York Times”, përcjell “Bota sot”.

Ky është rasti i parë që Kina dënon një qytetar nga Tajvani  për një akuzë të ngjashme.

Një video e lëshuar nga Gjykata Popullore Yueyang në provincën Hunan të Kinës jugore shihet se si aktivisti, Lee Ming-Cheh, qëndronte ulur në heshtje, kurse një gjykatës duke e lexuar një deklaratë ku e akuzonin atë për konspiracion me një partner kineze për të nxitur një "revolucion perëndimore" në Kinë duke shpërndarë artikuj, libra dhe video që sulmojnë sistemin politik të Kinës.

Ndryshe, Kina kërkon të aneksojë Tajvanin, me forcë nëse është e nevojshme, edhe pse sondazhet e Tajvanit tregojnë dëshirë të vogël për t'u bashkuar.
 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat