Afganistan: Nga eksplodimet – dy të vrarë dhe 9 vetë të plagosur

Azia

Afganistan: Nga eksplodimet – dy të vrarë dhe 9 vetë të plagosur

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 14:06
Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Kabul

Së paku 2 vetë janë vrarë dhe 9 të tjerë janë plagosur, në dy incidente të ndara në kryeqytetin Kabul në Afganistan dhe në provincën lindore Nangarhar, në këtë vend, kanë thënë sot zyrtarët.

Dy pjesëtarë të forcave së sigurisë së Afganistanit janë vrarë dhe 6 të tjerë janë plagosur, nga eksplodimi afër një stacioni privat të radios dhe televizionit në Xhalalabad, ka thënë zëdhënësi i guvernatorit të provincës Nangarhar, Attaullah Khugyani.

Në incidentin tjetër, një bombë magnetike ka eksploduar në një tendë të rekrutëve të ushtrisë afgane në Kabul, me ç’rast janë plagosur së paku tre vetë.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto sulme.

Raportohet se bombat magnetike janë taktikë e re e sulmeve kundër zyrtarëve të qeverisë së Afganistanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat