Si Xhiping: Kina nuk do t'i mbyllë dyert e internetit global

Azia

Si Xhiping: Kina nuk do t'i mbyllë dyert e internetit global

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 12:36
Si Xhiping

Kina nuk do t'i mbyllë dyert për internetin global, por pavarësia kibernetike është kyçe në vend për zhvillimin e internet.

Kjo u theksua në fjalimin e presidentit kinez Si Xhiping para pjesëmarrësve në Konferencën botërore për rregullimin e internetit e hapur sot në qytetin kinez Vuzhen në pjesën lindore të vendit.

Në fjalimin të lexuar nga Huan Kunman, shef i Sektorit për propagandë të CK-së të Partisë Komuniste Kineze, theksohet se "zgjerimi kibernetik në Kinë zhvillohet me shpejtësi të madhe dhe dyert e Kinës do të hapen gjithnjë shumë e më shumë".

Sovraniteti kibernetik do të thotë se shteti ka të drejtë të menaxhojë dhe rregullojë internetin. Vitin e kaluar Pekini e rreptësoi rregullimin e rrjetit kompjuterit me kërkesë për të dhëna për klientët dhe të censurojnë instrumente me të cilat shfrytëzuesit mund të depërtojnë barriera në rrjet.

Në qershor të këtij viti në Kinë hyri në fuqi ligji, i cili i obligon kompanitë e huaja në vend të ruajnë të dhëna për kontaktet lokale dhe t'i dorëzojnë deri te organet kontrolluese.

Gugëll, Fejsbuku dhe Tuiteri nuk janë të qasshme në Kinë. Edhe krahas kësaj organizatorët e konferencës i kanë ftuar shefat e Ejpëllit, Gugëllit, Alibaba grup, Bajudit dhe Tenstant.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat