Raketa e Koresë së Veriut u pa nga një avion civil

Azia

Raketa e Koresë së Veriut u pa nga një avion civil

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 13:23
Foto ilustrim

Ekuipazhi në bordin e një avionit të kompanisë “Cathay Pacific”, që po fluturonte mbi Japoni, raportoi se pa raketën e lëshuar nga Koreja e Veriut javën e shkuar.

Kompania i konfirmoi BBC se ekuipazhi i avionit pa raketën ndërsa kthehej në atmosferë. Më 29 nëntor, Koreja e Veriut lëshoi një raketë të re balistike ndërkombëtare, e cila, sipas Penianit, mund të godasë kudo në SHBA. Sipas gazetës “South China Morning Post”, zyrtarë të kompanisë ajrore nga Hong Kongu thanë se ekuipazhi raportoi dhe shënoi në ditarin e fluturimit episodin, ku përshkruan se pa raketën të hyjë në atmosferë dhe të shpërthejë në ajër.

Lëshimi i raketës u pa edhe nga dy avionë jugkoreanë që fluturonin drejt SHBA-së dhe raportimi i tyre përkon në kohë me atë të kompanië “Cathay Pacific”, duke konfirmuar se bëhet fjalë për të njëjtin episod.

Koreja e Veriut ka akses në të dhënat e aviacionit civil ndërkombëtar dhe mund të llogarisë trajektoret e raketave që të mos rrezikojnë avionët. Ekspërtët thonë se rreziku i një përplasjeje fatale është shumë i ulët, por jo zero, diçka që ka shtyrë kompani si “Air France” që të shmangin fluturime pranë Koresë së Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat