Kina do t’i ndihmojë Koresë Veriore, në rast të një lufte më SHBA-të

Azia

Kina do t’i ndihmojë Koresë Veriore, në rast të një lufte më SHBA-të

Nga: A.S Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 11:12
Kina po përgatitet të qëndrojë me Korenë e Veriut në rast të shpërthimit të një lufte

Kina ka filluar përgatitjen e ushtrisë së saj për të mbështetur Korenë e Veriut në rast të një shpërthimi të një lufte me SHBA-të, raporton “The Express.com”, përcjell “Bota sot”.

Ushtria Popullore e Çlirimit të Kinës ka kryer stërvitje ushtarake në kufirin koreanë në përgatitje të shpërthimit të një lufte.

Frika e luftës midis dy vendeve është rritur gjatë disa muajve të fundit pasi fqinji i Kinës ka kryer një sërë testesh të paligjshme të raketave dhe ka kërcënuar të godas territorin amerikan të Guamit me një raketë bërthamore.

Pas njoftimit për stërvitjet e reja ushtarake të Kinës, ekspertja ushtarake, Li Jie ka dhënë një verdikt se me cilën anë do të rreshtohet shteti i saj në rast të shpërthimi të një konflikti të ardhshëm.

"Koha e këtij njoftimi të profilit të lartë nga PLA është një paralajmërim për Uashingtonin dhe Seulin për të mos provokuar më tej Penianin", ka thënë ekspertja Jie.

Forcat Ajrore të Kinës dërguan avionët e saj të mbikëqyrjes në Detin e Verdhë dhe Detin e Kinës Lindore në ditët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat