Irak, paradë ushtarake për fitoren kundër ISIS-it - Bota Sot
Irak, paradë ushtarake për fitoren kundër ISIS-it

Azia

E martë, 16 tetor 2018

Irak, paradë ushtarake për fitoren kundër ISIS-it

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 15:16
Irak

Iraku zhvilloi sot një paradë ushtarake në Bagdad për të shënuar fitoren përfundimtare kundër ISIS-it pas një lufte trevjeçare.

Kryeministri irakian, Haider al-Abadi dhe komandantë të lartë të ushtrisë dhe të sigurisë ishin të pranishëm në këtë paradë të zhvilluar në qendër të kryeqytetit.

Ajo u mbyll me fluturimin e avionëve.

Al-Abadi e deklaroi ditën e sotme si festë kombëtare.

Dje, Al-Abadi njoftoi fundin e luftës së ndërmarrë që prej tre vitesh nga forcat qeveritare kundër grupit të Shtetit Islamik në Irak.

“Forcat tona kontrollojnë të gjithë kufirin irako-sirian dhe njoftoj fundin e luftës kundër ISIS-it”, theksoi ai pas hapjes së një konference të organizuar nga sindikata irakiane e gazetarëve.

“Armiku (…) ynë (…) kërkonte të vriste qytetërimin tonë, por ne kemi fituar në sajë të bashkimit dhe vendosmërisë tonë. Ne i mundëm në pak kohë”, shtoi ai.

Shteti Islamik pushtoi një të tretën e vendit në vitin 2014 gjatë një ofensive duke vënë në rrezik ekzistencën e shtetit irakian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test