Izrael: Gjykata thotë se mbajtja e palestinezëve të vrarë është ilegale

Azia

Izrael: Gjykata thotë se mbajtja e palestinezëve të vrarë është ilegale

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 19:38
Ilustrim

Gjykata Supreme e Izraelit sot ka marrë vendim se është ilegale që të mos kthehen trupat e sulmuesve palestinezë të vrarë te familjet e tyre, derisa nuk arrihet ndonjë marrëveshje.

Megjithatë, gjykata më e lartë në Izrael, në rastin e paraqitur nga familjet e nëntë palestinezëve, i ka dhënë afat qeverisë deri në gjashtë muaj që ta miratoj legjislacionin që lejon një veprim të tillë, përndryshe trupat duhet tu kthehen familjeve të tyre, raporton agjencia AFP.

Legjislacioni aktual nuk e autorizon refuzimin e kthimit të trupave, ka thënë kjo gjykatë.

Vitin e kaluar, qeveria ka shpallur se nuk do t’i kthejë trupat e pajetë, derisa palestinezët të pajtohen për këmbim të trupave të dy ushtarëve izraelitë, që mendohet se janë vrarë në luftën në Gazë në vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat