Përplasen anijet në Kinë, dhjetëra të humbur

Azia

Përplasen anijet në Kinë, dhjetëra të humbur

Më: 7 janar 2018 Në ora: 18:39
Ilustrim

32 njerëz janë shpallur të zhdukur dhe dyshohet të kenë humbur jetën pasi përplasjes së një anije cisternë me një anije transporti mallrash përballë bregdetit lindor të Kinës.

Pas përplasjes së fortë, anija cisternë Sanchi, e cila transportonte 136 000 ton naftë iraniane, mori flakë. Ministria kineze e transportit tha se 30 iranianë dhe dy shtetas të Bangladeshit janë shpallur të humbur nga kjo anije e regjistruar në Panama.

Mësohet se i gjithë ekuipazhi prej 21 personash nga anija tjetër u shpëtua nga ekipet kineze të emergjencave. Autoritetet kineze thanë se anija cisternë po digjet dhe nuk mund të ndërhyhet për shkak të rrezikshmërisë së lartë, duke lënë të kuptohet se derisa flakët të fiken apo anija të fundoset, nuk do të behët asgjë.

Përplasja mes dy anijeve ndodhi rreth 160 milje detare larg portit të Shanghait. Tashmë kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e përplasjes tragjike, ndërsa mësohet se ky është aksidenti i parë serioz në të cilin përfshihet një anije iraniane nafte, qëkur u hoqën sanksionet që kufizonin eksportet e ‘arit të zi’ nga republika islamike në janar 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat