Irak: Nga sulmet vetëvrasëse – dhjetëra të vrarë dhe të plagosur

Azia

Irak: Nga sulmet vetëvrasëse – dhjetëra të vrarë dhe të plagosur

Më: 15 janar 2018 Në ora: 07:54
Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në Bagdad të Irakut

Ministria e brendshme e Irakut ka njoftuar se së paku 16 vet janë vrarë dhe më se 65 të tjerë janë plagosur nga dy sulmv vetëvrasëse në pjesën qendrore të kryeqytetit Bagdad.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Irakut, Saad Maan, tha se cak i dy sulmeve vetëvrasëse, që ndodhën sot herët në mëngjes, ishte Sheshi i Aviacionit në Bagdad.

Nga ana tjetër, Departamenti i shëndetësisë i Bagdadit ka njoftuar se janë vrarë së paku 27 vetë dhe janë plagosur 80 të tjerë.

Dëshmitarët i thanë agjencisë gjermane, DPA, se eksplodimet kishin ndodhur afër një vendi ku tubohen punëtorët e ndërtimtarisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat