Izraeli kritikon Abbas për shkak të fjalimit kundër Trump

Azia

Izraeli kritikon Abbas për shkak të fjalimit kundër Trump

Më: 15 janar 2018 Në ora: 12:26
Izrael

Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Avigdor Liberman, deklaroi sot për presidentin palestinez Mahmoud Abbasa se “nuk është i vetëdijshëm”, për shkak të fjalimit të ashpër të Abbas kundër presidentit amerikan Donald Trump.

Liberman tha se fjalimi i Abbas simbolizon largimin e tij nga perspektiva e bisedimeve paqësore dhe në vend të kësaj ka zgjedhur konfrontimin me Izraelin dhe SHBA-në.

Abbas dje ka thënë se Jerusalemi mbetet kryeqyteti i përjetshëm i Palestinës, duke kritikuar ashpër vendimin e Trump për njohjen e Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat