Të paktën 37 të vdekur nga zjarri në një spital në Korenë e Jugut

Azia

Të paktën 37 të vdekur nga zjarri në një spital në Korenë e Jugut

Më: 26 janar 2018 Në ora: 12:49
Pamje nga vendi ngjarjes

Të paktën 37 të vdekur si pasojë e një zjarri të shkaktuar në një spital të Koresë së Jugut.

Zjarri mendohet të ketë filluar në dhomën e urgjencës në Spitalin Sejong në qytetin juglindor të Miryang.

Rreth 200 pacientë ishin brenda ndërtesës  në atë kohë.

Numri i të vdekurve pritet me disa të plagosur të cilët raportohet se janë në gjendje kritike.

Zjarrfikësit thanë se viktimat duket se kanë vdekur nga thithja e tymit. Tre nga stafi mjekësor një mjek, infermiere dhe ndihmës infermier janë në mesin e viktimave.

Miryang është rreth 270 km në juglindje të kryeqytetit, Seul.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat