Kabul: Eksplodim i fuqishëm në qendër të qytetit

Azia

Kabul: Eksplodim i fuqishëm në qendër të qytetit

Më: 27 janar 2018 Në ora: 10:36
Pamje nga sulmi në Hotel Intercontinental në Kabul para një jave

Një sulm me makinë-bombë e ka tronditur sot qendrën e kryeqytetit Kabul në Afganistan, kanë thënë zyrtarët.

Sipas tyre, sulmi ka ndodhur sot pas mesditës, sipas kohës lokale, në Sheshin Sadarat, afër ndërtesave qeveritare, ambasadave të jashtme dhe objekteve tregtare.

Zëvendësshefi i policisë në Kabul, Haqnawaz Haqyar tha, po ashtu, se nga ky sulm ka viktima dhe dëme të mëdha në ndërtesat e afërta, por nuk ka dhënë më tepër informacione.

Ministria e shëndetësisë ka njoftuar se së paku 18 civilë të plagosur janë dërguar në spitalet e Kabulit.

Ky sulm u bë një javë pas atij në Hotel Intercontinental në Kabul, nga i cili u vranë 25 vetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat