Presidenti i “çmendur” i Filipineve ka një ofertë për turistët: Nëse vini ju presin 42 virgjëresha për…

Azia

Presidenti i “çmendur” i Filipineve ka një ofertë për turistët: Nëse vini ju presin 42 virgjëresha për…

Më: 29 janar 2018 Në ora: 08:57
Duterte

Presidenti i Filipineve vijon të çudisë botën me deklaratat e tij bombastike.

Së fundmi ai ka shokuar një grup biznesmenësh indianë kur u tha se dëshiron të tërheqë vizitorët duke u ofruar atyre “42 virgjëresha”.

Duterte ka theksuar: “epo nëse vdes si martir dhe shkon në qiell e atje të presin 42 virgjëresha, atëherë edhe unë mund të bëj diçka të tillë për ata që duan të vizitojnë vendin tim”.

“Pse të mos ketë virgjëresha edhe këtu, jo vetëm në qiell”, tha presidenti filipinas.

Duterte i përcolli këtoi ide teksa ndodhej në një vizitë tre ditore në kryeqytetin e Indisë New Delhi,

Gratë e pranishme nuk e pritën mirë propozimin e tij dhe e quajtën një “turp ndërkombëtar”.

“Ne meritojmë një President që na përfaqëson të gjithëve: Burra, gra, homoseksualë ashtu si në vendet e tjera të botës. Ne meritojmë një President që të na respektojë”, thanë grupi i grave aktiviste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat