ISIS sulmon bazën ushtarake në Kabul, 11 të vdekur

Azia

ISIS sulmon bazën ushtarake në Kabul, 11 të vdekur

Më: 29 janar 2018 Në ora: 10:59
Kabul

Militantët kanë sulmuar një bazë ushtarake, afër akademisë ushtarake në qytetin e Afganistanit, Kabul, duke vrarë të paktën 11 ushtarë.

16 ushtarë të tjerë janë lënduar,  tha për BBC-në një zëdhënës i mbrojtjes.

Në sulm ishin të përfshirë 5 militantë, tha përfaqësuesi. Katër  prej tyre u vranë, ndërsa njëri është arrestuar.

Shteti Islamik (ISIS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Në raportet e paraprake thuhet se sulmi ndodhi në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare Marshal Fahim, e cila ndodhet afër bazës ushtarak.

Sulmi vjen pak ditë pas ngjarjes me makabre në Kabul, kur militantët talebanë   duke përdorur një veturë të ambulancës të mbushur me eksploziv vranë të paktën 100 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat