Një grua e dytë është arrestuar në Iran pas që ajo doli për të protestuar kundër rregullave të detyrueshme për bartjen e hixhabit, shkruan “the Guradian”, përcjell “Bota sot”.
Teka sa po protestonte, ajo qëndronte në një kuti telekomi në një rrugë të Teheranit, duke hequr shaminë dhe duke e mbajtur atë lart në një shkop.
Protesta të tilla u mbajtën edhe në muajin e kaluar.
Në fotot e postuar në rrjetet sociale të hënën shihen të paktën tri gra të tjera duke qëndruar në krye të kutive të telekomit në Teheran, në shenje solidariteti për të drejtat e grave.