Japoni, fëmija 5 vjeç vdes në lavatriçen e boshatisur

Azia

Japoni, fëmija 5 vjeç vdes në lavatriçen e boshatisur

Më: 30 janar 2018 Në ora: 23:02
Ilustrim

Një fëmijë 5 vjeç ka vdekur në një lavatriçe të boshatisur në Osaka, në Japoni. Sipas policisë lokale, mamaja nuk ishte në shtëpi dhe fëmija po flinte bashkë me të atin kur i shtyrë nga kureshtia, është futur në pajisjes elektro-shtëpiake, e cila u mbyll automatikisht. Kur prindi e kuptoi atë që ndodhi, ka hapur derën dhe njoftoi policinë, por ishte shumë vonë.

Incidenti i fundit ka ngjashmëri me një episod që ka ndodhur në vitin 2015 në qytetin Ome, me një fëmijë 7 vjeç, sërish viktimë e shpërqendrimit. Që nga ajo kohë, shoqata japoneze që bashkon prodhuesit e pajisjeve elektro-shtëpiake, ka nisur një fushatë për parandalimin e incidenteve të tilla, duke paralajmëruar prindërit për rrezikun që kanoset.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat