Disa grupe irakiane kërkojnë tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Iraku

Azia

Disa grupe irakiane kërkojnë tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Iraku

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 15:51
Trupat amerikane gjatë një aksioni, foto nga arkivi

Dy grupe shiite irakiane të mbështetura nga Irani janë duke kërkuar që të gjitha forcat amerikane të largohen nga Iraku, duke kundërshtuar planet e Bagdadit dhe Uashingtonit për të mbajtur aty disa ushtarë për qëllime të trajnimit dhe këshillimit, transmeton Reuters.

Zëdhënësi i qeverisë irakiane, ka thënë se forcat amerikane, të cilat numërojnë më shumë se 5,000 persona, kanë filluar të reduktojnë numrin, mirëpo disa do të mbesin.

Grupit shiit, Organizata Badr, e cila ka një ministër në qeverinë e kryeministrit Haider al-Abadi, ka thënë trupat amerikane do të ishin shkas për jostabilitet.

“Të dy qeveritë duhet të koordinohen për të siguruar një tërheqje të plotë. Prezenca amerikane do të jetë shkas për ndarje dhe do të jetë magnet për terrroristët”, ka thënë zëdhënësi i organizatës, Badr, Kareem Nuri.

Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet Bashkuara, u ka ndihmuar forcave irakiane të rimarrin territorin e pushtuar nga militatët e grupit ekstremist, Shteti Islamik në 2014 dhe 2015, duke ofruar mbështetje tokësore dhe ajrore në betejën për Mosulin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat