SHBA "vret 100 luftëtarë pro-qeveritarë" në Siri

Azia

SHBA "vret 100 luftëtarë pro-qeveritarë" në Siri

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 15:26
Luftëtarët kurdë në Siri - foto arkivi

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore kundër forcave pro-qeveritare të Sirisë pas, siç është thënë, "një sulmi të paprovokuar" kundër luftëtarëve aleatë kurdë dhe arabë.

Zyrtarët amerikanë kanë llogaritur se 100 luftëtarë pro-qeveritarë janë vrarë në incidentin e së mërkurës.

Ata dyshohet se kanë bërë përpjekje të marrin territorin në lindje të Lumit Eufrat, kontrollin e të cilit e kanë marrë më herët luftëtarët kurdë nga militantët e Shtetit Islamik.

"Në mbrojtje të koalicionit dhe forcave partnere, koalicioni kreu sulme kundër forcave sulmuese për të zmbrapsur aktin e agresionit", thuhet në deklaratën e koalicionit shumëkombësh në Siri, të udhëhequr nga SHBA-ja.

Media shtetërore e Sirisë ka thënë se "agresioni amerikan" ka lënë dhjetëra njerëz të vrarë ose të plagosur.

Lugina pranë Lumit Eufrat shërben si vijë joformale e demarkacionit - në lindje janë forcat kurde, ndërsa në perëndim forcat qeveritare të Sirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat