OKB kundërshton armëpushimin njëmujor në Siri - Bota Sot
OKB kundërshton armëpushimin njëmujor në Siri

Azia

E martë, 23 tetor 2018

OKB kundërshton armëpushimin njëmujor në Siri

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 10:12
Civilët sirianë duke ikur nga Ghouta Lindore

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka kundërshtuar kërkesën e disa ndimës-zyrtarëve të OKB-së për një armëpushim humanitar njëmujor në Siri.

Më 8 shkurt Rusia ka kundërshtuar thirrjen për armëpushim të kërkuar nga Kuvajti dhe Suedia dhe të mbështetur nga SHBA-ja dhe Franca, duke e cilësuar joreale.

“Ne do të dëshironim të shihnim armëpushim, përfundimin e luftës, mirëpo nuk jam i sigurt nëse terroristët janë pjesë e marërveshjes”, ka thënë para gazetarëve, i dërguari rus në OKB, Vassily Nebenzia.

Rusia së bashku me Iranin kanë ofruar mbështetje ushtarake dhe diplomatike për presidentin sirian, Bashar al-Assad në luftën civile afro shtatë-vjeçare dhe ka kundërshtuar çdo hap që potencialisht mund të dobësojë pozicionin e tij.

Shtetet e Bashkuara dhe Turqia përkrahin grupe të ndryshme rebele që luftojnë qeverinë e Assadit.

Image

Kjo qeveri u referohet rebelëve të mbështetur nga SHBA-ja si “terroristë” ashtu sikur ekstremistët e grupit militant, Shtetit Islamik (IS).

Të gjitha grupet janë duke luftuar kundër ekstremistëve të IS-it, të cilët janë duke tentuar të mbajnë në kontroll enklavat e mbetura, pasi kanë humbur shumicën e territorit të pushtuar më 2014.

Koordinatori humanitar i OKB-së, Panos Moumtzis, ka kërkuar më 6 shkurt një armëpushim njëmujor për të arritur tek civilët që kanë nevojë për ndihmë, pasi janë përshkallëzuar luftimet në zonat e Ghoutës Lindore.

Në një takim me dyer të mbyllura, shefi i ndihmës në OKB, Mark Loëcock ka kërkuar armëpushim në mënyrë që të arrihet tek civilët që janë të rrethuar.

Mirëpo diplomatët kanë thënë se kjo kërkesë është refuzuar. Një marrëveshje e tillë kërkon miratimin e 15 anëtarëve dhe nuk duhet të përdoret vetoja nga asnjë anëtar i përhershëm siç janë, SHBA, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kina.

Para takimit, ambasadori francez, Francois Delattre, ka kërkuar amëpushim të menjëhershëm dhe mospengimin e punëtorëve të ndihmës.

“Ghouta Lindore është duke u përballur me shtet-rrethim të stilit mesjetar. Kjo është totalisht e papranueshme”, u ka thënë gazetarëve, Delattre .

“Në Siri tani jemi në periudhën më të errët të konfliktit me numrin më të lartë të viktimave në mesin e civilëve gjatë vitit të kaluar”, ka thënë ai.

Ndaras, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar nga forcat e Assadit dhe Rusisë, t’i japin fund sulmeve ajrore dhe atyre kimike të supozuara kundër rebelëve të mbështetur nga SHBA-ja.

Damasku ka kundërshtuar vazhdimisht përdorimin e armëve kimike.

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja ka thënë më 7 shkurt se forcat ajrore dhe tokësore të grupit kanë vrarë më shumë se 100 lufëtarë pro-sirianë në “vetëmbrojtje”, pasi një “sulmi të paprovokuar” në selinë e Forcave Demokratike Siriane (SDF).

Pentagoni ka thënë se këshilltarët e koalicionit kanë qenë më forcat e SDF-së kur baza është sulmuar tetë kilometra në lindje të Lumit Eufrat.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert ka thënë se është “jashtëzakonisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës” në Provincën Idlib në Ghoutën Lindore, afër Damaskut dhe zonat tjera, “ të kërcënuara nga regjimi dhe sulmet ajrore ruse”.

“Ne jemi sërish të shokuar nga raportimet e fundit për përdorimin e armëve kimikenga regjimi i Assadit dhe përshkallimi i luftimeve me bomba që ka rezultuar mevdekjen e dhjetëra civilëve në 48 orët e fundit”, është thënë në deklaratë.

Sipas statistikave të OKB-së, rreth 13.1 milionë sirianë kanë nevojë për ndihma humanitare, duke përfshirë 6.1 milionë që janë shpërngulur brenda shtetit gjatë luftës civile e cila ka nisur më 2011, si shkak i goditjes qeveritare ndaj protestuesve që kërkonin demokraci./Rel/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test