Rusia në panik nga sulmet izraelite në Siri

Azia

Rusia në panik nga sulmet izraelite në Siri

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 16:08
Aeroplanët izraelit

Ministria e Jashtme e Rusisë ka bërë thirrje që të respektohet sovraniteti i Sirisë dhe integriteti territorial i vendit në Lindjen e Mesme pas sulmeve ajrore të ndjekura nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit kundër objektivave në Siri.

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, duke theksuar se ndjejnë shqetësim serioz për shkak të tensionit që është rritur si pasojë e sulmeve që Izraeli i kryen në Siri, u bëri thirrje për vetëpërmbajtje të gjitha palëve.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë, bëhet e ditur se nuk janë të pranueshme kërcënimet kundrejt ushtarëve rusë në Siri për shkak të sulmeve të Izraelit.

Më tej në deklaratë është theksuar se të gjitha shtetet në rajon duhet të respektojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Sirisë. "Kemi shqetësime serioze për shkak të sulmeve në Siri. Veçanërisht, tensionet që janë rritur në rajonet e deeskalimit në Siri dhe rajonet përreth janë shqetësuese", thuhet në deklaratë.

Gjithashtu në deklaratë bëhet thirrje për vetëpërmbajtje të gjitha palëve që gjendja në Siri mos të bëhet edhe më e komplikuar.

Izraeli kishte njoftuar se në mëngjes ka qëlluar mjetin ajror ushtarak pa pilot të Iranit për të cilën pretendonte se ka shkelur hapësirën e saj ajrore.

Ndërkohë, regjimi sirian kishte deklaruar se ka rrëzuar një avion luftarak të Izraelit i cili ka shkelur hapësirën ajrore të Sirisë, ndërsa Izraeli kishte konfirmuar këtë. Zyrtarët izraelit njoftuan se dy pilotë në avionin luftarak janë rrëzuar në veri të Izraelit, ndërsa gjendja shëndetësore e njërit prej tyre është e rëndë.

Ushtria izraelite kishte njoftuar se me sulme ajrore ka goditur 12 objektiva në tokat siriane në mesin e të cilëve gjenden tre sisteme mbrojtëse ajrore të regjimit të Asadit dhe katër baza ushtarake iraniane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat