Në Afganistan diskutohen mënyrat për luftimin e terrorizmit

Azia

Në Afganistan diskutohen mënyrat për luftimin e terrorizmit

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 10:27
Afganistan

Kryeqyteti afgan ka mbledhur shefat ushtarakë të disa vendeve fqinje, përfshirë Pakistanin, për të diskutuar mënyrat e luftimit të terrorizmit.

Zyrtarët afganë dhe pakistanezë thanë se konfercena në Kabul do të përfshijë shefin e shtabit të ushtrisë së Pakistanit, gjeneralin Qamar Javed Bajwa, dhe shefat ushtarakë të disa vendeve të Azisë qendrore.

Takimi ndiqet edhe nga përfaqësues të NATO-s dhe të Shteteve të Bashkuara.

Prania e Bajwas është veçanërisht e rëndësishme, pasi edhe zyrtarët afganë, edhe ata amerikanë kanë rritur presionin mbi Pakistanin, për të ndërmarrë veprime kundër militantëve që operojnë në këtë vend.

Islamabadi mohon strehimin e grupeve militante që kryejnë sulme në Afganistan.

Qeveria në Kabul, e mbështetur nga Perëndimi, po lufton talibanët dhe grupet e tjera militante që prej tërheqjes së shumicës së trupave të NATO-s në vitin 2014.

Konferenca në Kabul pritet të prekë edhe tregtinë e narkotikëve në rajon.

Afganistani është prodhuesi më i madh në botë i luleve nga të cilat prodhohen opiumi dhe heroina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat