Koreja Veriore ka ndihmuar Sirinë të prodhojë armë kimike

Azia

Koreja Veriore ka ndihmuar Sirinë të prodhojë armë kimike

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 11:00
Diktatori korean

Koreja Veriore ka dërguar pajisje për prodhimin e armatimit kimik në Siri, kanë konkluduar ekspertët e Kombeve të Bashkuara.

Ndër tjerash, në Siri janë dërguar edhe pllaka rezistuese ndaj acidit dhe temperaturave shumë të larta, ventil dhe tuba, thuhet në raportin e OKB-së, transmeton BBC.

Siç thuhet, këto materiale përdoren për ndërtimin e stabilimenteve në të cilat krijohen armët kimike.

Kah fundi i vitit  2016, në Siri, përmes firmave kineze, janë bërë pesë dërgesa, shkruan Wall Street Journal, duke shtuar se është e besueshme që kjo është vetëm një pjesë e vogël e dërgesave në vitet e fundit.

Qendra siriane për studime dhe hulumtime shkencore ka kryer pagesën për Korenë Veriore përmes disa kompanive.

Ekspertët vlerësojnë se Koreja Veriore ofron materiale ushtarake dhe njohuri, të cilat posedojnë ekspertët e saj. 

Në raportin e OKB-së theksohet se Koreja Veriore ka kryer tregti me dhjetëra shtete dhe grupe në Lindjen e Afërt, Afrikën Veriore dhe Amerikën Latine.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat