Qytetarët me valle festojnë ardhjen e pranverës në Nepal

Azia

Qytetarët me valle festojnë ardhjen e pranverës në Nepal

Më: 1 mars 2018 Në ora: 15:47
Nepal

Festivali i lashtë hindu Holi, i njohur gjithashtu edhe si “Festivali i Ngjyrave”, i cili zakonisht në fillim të marsit festohet në mbarë botën u festua në kryeqytetin e Nepalit, Katmandu.

Festimet më të mëdha mbahen në Indi dhe në vendet përreth ku çdo vit ky festival kremtohet nga mijëra njerëz.

Me fishekzjarre shumëngjyrëshe si dhe me valle pa pushim u mbajt kremtimi për nder të pranverës dhe fillimit të kësaj stine të vitit. Qytetarët e veshur dhe me grim me ngjyrat që paralajmërojnë ardhjen e pranverës festuan përfundimin e dimrit.

Sipas besimit tradicional, ky festim shënon fitoren përfundimtare të së mirës ndaj të keqes, prandaj edhe festivali Holi mbahet në ditët e fundit të dimrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat