Pakistani mban sot zgjedhjet e Senatit

Azia

Pakistani mban sot zgjedhjet e Senatit

Më: 3 mars 2018 Në ora: 12:43
Pamje të proceseve të mëparshme zgjedhore, foto nga arkivi

Parlamenti kombëtar dhe ai provincial i Pakistanit janë duke votuar sot në zgjedhjet e Senatit, të cilat shihen si test për partinë në pushtet të ish-kryeministrit Naëaz Sharif.

Ligjëvënësit e asambleve të katër provincave të shtetit, Punxhab, Sind, Kyber Paktunka dhe Baluçistan, së bashku me Asamblenë Kombëtare, do të zgjedhin 52 senatorë prej më shumë se 130 kandidatëve.

Komisioni Zgjedhor i Pakistanit ka prezantuar më 2 mars një “kod të sjellejes” në zgjedhje, duke përfshirë edhe ndalimin e telefonave derisa votojnë asambleistët.

Ky votim e gjen në konfuzitet partinë në pushtet, Lidhjen Myslimane të Pakistanit (PLM-N).

Në korrik të vitit 2017, Gjykata Supreme ka vendosur për largimin nga zyra të ish-kryeministrit Nawaz Sharif, pas akuzave për korrupsion.

Partia e tij më pas pati ndryshuar ligjet e shtetit për t’i lejuar atij rimarrjen e pozitës së liderit.

Komisioni zgjedhor i Pakistanit ka kundërshtuar nominimin e tij si udhëhëqës i partisë, mirëpo ka thënë se ligjëvënësit e partisë mund t’i kundërshtojnë zgjedhjet e së shtunës si kandidatë të pavarur.

Liderët e partisë janë prekur nga pretendimet për korrupsion, në të cilat përfshihet dhe vëllau i vogël i Sharifit, Shahbaz Sharif.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat