Hetimi i OKB-së: Rusia qëndron prapa sulmeve vdekjeprurëse në Idlib

Azia

Hetimi i OKB-së: Rusia qëndron prapa sulmeve vdekjeprurëse në Idlib

Më: 6 mars 2018 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Hetuesit e krimeve të luftës në Kombet e Bashkuara kanë thënë se aeroplanët rusë qëndrojnë prapa sulmeve ajrore në nëntor në provincën e Idlib të Sirisë, ku u vranë 84 vetë në një treg, sulm që mund të cilësohet si krim lufte.

Sipas raportit, “të gjitha informatat në dispozicion” tregojnë se aeroplanët rusë kanë kryer sulmin ajror të 13 nëntorit që goditi një treg, shtëpitë përreth dhe një stacion policor të drejtuar nga rebelët sirianë, të cilët mbështeten nga Perëndimi në qytetin Atarib, në veri të provincës Idlib, raporton agjencia AP.

Rusia është mbështetësja kryesore e forcave të presidentit sirian Bashar al-Assad dhe ka ndihmuar të kthejë valën e luftës në favor të tij me një fushatë sulmesh ajrore.

Megjithatë, ushtria ruse mohon këto akuza për vrasjen e civilëve dhe këmbëngul se forcat e saj në Siri kanë filluar sulmet me objektivin e tyre kryesorë kundër militantëve të Shtetit Islamik, pasi kanë verifikuar vendndodhjen e tyre nëpërmjet informacioneve të ndryshme të inteligjencës dhe nuk kanë goditur asnjëherë zonat e populluara nga civilët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat