Dy Koretë pajtohen të mbajnë një samit në prill - Bota Sot
Dy Koretë pajtohen të mbajnë një samit në prill

Azia

Dy Koretë pajtohen të mbajnë një samit në prill

Më: 6 mars 2018 Në ora: 17:23
Lideri verikorean, Kim Jong Un takohet me Chung Eui-yong, këshilltar për siguri kombëtare i presidentit jugkorean. 6 mars, 2018

Koreja e Veriut është pajtuar që të mbajë një samit me Korenë e Jugut në fund të muajit prill dhe është e gatshme të flasë për denuklearizimin me Shtetet e Bashkuara, tha Zyra e presidentit jugkorean.

Samiti do të ishte i treti midis liderëve të dy Koreve, të cilat teknikisht janë në luftë, pasi Lufta e Koreve e viteve 1950-53 ka përfunduar me armëpushim, në vend të traktatit të paqes.

“Jugu dhe Veriu janë pajtuar të mbajnë samitin e tretë në Panmunxhom, në fund të prillit”, tha Chung Eui-yong, këshilltar për siguri kombëtar i presidentit jugkorean.

Dy samitet paraprake janë mbajtur në vitin 2000 dhe 2007, të cilat i ka udhëhequr presidentët jugkoreanë Kim Dae-jung dhe Roh Moo-hyun, të cilët kanë evokuar për dialog me Phenjanin.

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut po ashtu janë pajtuar për një linjë të hapur të komunikimit, në mes të dy liderëve të vendit për të “shtendosur tensionin ushtarak dhe për të pasur koordinim më të afërt”, ka thënë Chung.

Koreja e Veriut gjithashtu është zotuar që të ndalojë testimet e raketave dhe programin bërthamor gjatë periudhës së bisedimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test