Paqja në mes të dy Koreve, herët për optimizëm - Bota Sot
Paqja në mes të dy Koreve, herët për optimizëm

Azia

Paqja në mes të dy Koreve, herët për optimizëm

Më: 7 mars 2018 Në ora: 12:56
Moon Jae dhe Yong Un

Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae ka thënë që është shumë herët për të qenë optimist për arritjen e paqes në mes të dy Koreve.

“Ne jemi vetëm në pikën fillestare”, u shpreh ai, pasi kohët e fundit Koreja Veriore dhe ajo Jugore kanë ‘zbutur’ paksa marrëdhëniet.

Jae po ashtu ka mohuar zërat se është arritur një marrëveshje e fshehur, në këmbim që vendi komunist të ulet në tavolinën e negociatave.

Lideri i Koresë Jugore ka folur për rëndësinë që ka për vendin e tyre mbajtja e marrëdhënieve të mira me SHBA-në.

“Besoj që Koreja Veriore do të lirohet nga armët nukleare, vetëm atëherë kur SHBA dhe Koreja Jugore të mbajnë një qëndrim të njëjte mbi këtë temë”, u shpreh ai, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test