Koment i FAZ: Përbetimet e Pekinit - Bota Sot
Koment i FAZ: Përbetimet e Pekinit

Azia

Koment i FAZ: Përbetimet e Pekinit

Më: 10 mars 2018 Në ora: 10:05
Kina e ndjek me vendosmëri avancimin e saj në fuqi botërore

Është një rast i përshtatshëm për pushtetmbajtësit e Pekinit që ta paraqesin Kinën si fuqi të përgjegjshme për fuqinë e saj, prej së cilës nuk buron asnjë rrezik për botën.

Kur Presidenti amerikan kërcënon me vendosjen e doganave ndëshkuese, kur i konsideron luftërat tregtare një gjë të mrekullueshme duke e shtuar kështu paqetësinë në botë, atëherë përbetimet për stabilitet të Kinës tingëllojnë të besueshme. Atëherë vëmendja nuk përqendrohet më te shtrirja agresive e Kinës në rajon.

Pa asnjë diskutim, Kina e ndjek me vendosmëri avancimin e saj në fuqi botërore, të mbështetur në ekspansionin ekonomik. Dhe për sa i përket "rrugës së re të mëndafshtë" ajo përdor jo vetëm artin e brishtë të bindjes.

Por është fakt që udhëheqja kineze ndjek në mënyrë konsekuente një plan, që dallohet nga Perëndimi: Shtetet e Bashkuara nuk e dinë më se cilin rol duan të luajnë, evropianët janë plotësisht të preokupuar në mbajtjen të bashkuar të shtëpisë së tyre. Po të lejojnë ata të shkëputen nga njëri-tjetri, Kina, me një udhëheqës "të madh" në krye, do ta arrijë edhe më shpejt objektivin për ta ngritur një rend të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test