Japonia do të ndryshojë moshën e pjekurisë

Azia

Japonia do të ndryshojë moshën e pjekurisë

Më: 13 mars 2018 Në ora: 23:43
ilustrim

Fëmijët në Japoni do të konsiderohen të rritur në moshën 18 vjeçare, ndryshe nga mosha 20 vjeçare sa është aktualisht.

Ky është një propozim i ri i cili ka gjetur mbështetje të qeverisë në Japoni.

Në qoftë se ky ndryshim aprovohet, 18 vjeçaret do të jenë në gjendje të martohen, të nënshkruajnë kontratë apo të marrin kredi pa aprovimin e prindërve të tyre.

Megjithatë adoleshentëve ende do t’ju ndalohet konsumimi i duhanit dhe alkoolit deri në moshën 20 vjeçare.

Në qoftë se parlamenti voton “për” ndryshimin e këtij ligji, ai do të hyjë në fuqi në vitin 2022. Njëkohësisht kjo do të shënonte ndryshimin e parë në legjislacionin i cili definon moshën e rritur që nga viti 1876 kur ishte vendosur për herë të parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat