Sulm vetëvrasës në Kabul

Azia

Sulm vetëvrasës në Kabul

Më: 17 mars 2018 Në ora: 10:26
Kabul, 18 mars, 2018

Zyrtarët afganë thonë se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer ekspolozivët në veturën e tij në Kabul më 17 mars, duke vrarë të paktën dy civilë dhe plagosur disa të tjerë.

Sulmi ka ndodhur në zonën Despeçari të Kabulit mëngjesin e sotëm, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme afgane.

Ndërkaq, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Wahid Majrool ka thënë se të paktën katër persona janë plagosur.

Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Kabuli së fundmi është ballafaquar me sulme, të kryera nga talibanët si dhe nga militantët e Shtetit Islamik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat