Dëbohen kurdët nga qendra e Afrinit

Azia

Dëbohen kurdët nga qendra e Afrinit

Më: 18 mars 2018 Në ora: 23:43
Ilustrim

Forcat e mbështetura nga turqit kanë marrë kontrollin e plotë të qendrës së qytetit kurd, Afrin.

Luftëtarët ngritën flamujt dhe prishën statujën e figurës legjendare kurdë, pasi morën qendrën e qytetit.

Operacioni dymujor turk kishte për qëllim largimin e milicisë kurde që Turqia e konsideron një grup terrorist.

Aktivistët thonë se kanë vdekur 280 civilë, ani pse kjo është mohuar nga Ankaraja.

Më herët gjatë ditës presidenti turk Recep Tayyip Erdogan njoftoi që “njësitet e Ushtrisë së Lirë Siriane morën kontrollin e qendrës së Afrinit këtë mëngjes”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat