Sulmet ajrore vrasin 15 fëmijë në Guta të Sirisë

Azia

Sulmet ajrore vrasin 15 fëmijë në Guta të Sirisë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:33
Guta Lindore, Siri

Sulmet ajrore kanë vrarë 15 fëmijë dhe dy gra që strehoheshin në një shkollë në enklavën Guta Lindore të Sirisë.

Ekipet e shpëtimit thanë se civilët janë fshehur në shkollë për t'iu shpëtuar sulmeve të forcave siriane dhe atyre ruse në qytetin Arbin.

Mbi 1,400 civilë besohet se janë vrarë prejse forcat qeveritare kanë intensifikuar ofensivën në enklavën e rrethuar nga rebelët, një muaj më parë.

Së paku 50,000 civilë kanë ikur nga rrethimi që nga java e kaluar.

Eksodi erdhi pasi ushtarët dhe milicitë aleate i dëbuan forcat rebele nga rreth 65% e rajonit.

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut tha se përveç 17 civilëve të vrarë në shkollë, së paku 50 të tjerë janë plagosur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat