Një palestinez i vdekur nga predha e tankut izraelit

Azia

Një palestinez i vdekur nga predha e tankut izraelit

Më: 30 mars 2018 Në ora: 11:02
Ushtarët izraelitë duke kontrolluar kufirin me Rripin e Gazës.

Një fermer është vrarë dhe një person i dytë është plagosur nga predhat e tankut izraelit, kanë thënë zyrtarët palestinezë.

Ky incident ka ndodhur në mesin e rritjes së tensioneve pak kohë para protestave të planifikuara nga palestinezët te kufiri me Izraelin.

Ushtria izraelite ka hedhur poshtë komentet dhe ka thënë se është duke kërkuar për detaje.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, ka thënë se fermeri është vrarë dhe një person tjetër është plagosur në qytetin Khan Younis.

Palestinezët në Rripin e Gazës janë duke planifikuar që të nisin një protestë gjashtë javore afër kufirit me Izraelin për të kërkuar që refugjatët palestinezë të lejohen të kthehen, pas tensioneve të rritura mes dy forcave.

Protesta është thirrur nga grupi militant palestinez, Hamas, i cili udhëheq me Rripin e Gazës.

Hamas ka thënë se aktivitetet do të ishin paqësore ndërsa zëdhënësi i shefit të ushtrisë izraelite, gjenerali, Ronen Manelis, ka thënë se Izraeli dëshiron të anashkalojë dhunën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat