Pakistani thërret në bisedë ambasadorin e SHBA-së

Azia

Pakistani thërret në bisedë ambasadorin e SHBA-së

Më: 8 prill 2018 Në ora: 17:36
Ambasadori i SHBA-së në Pakistan, David Hale

Zyra e Jashtme e Pakistanit ka thirrur në bisedë ambasadorin amerikan në Islamabad për t’ia shprehur pakënaqësitë, pasi një motoçiklist është vrarë gjatë një aksident trafiku, ku ishte përfshirë një diplomat amerikan i cili kishte qenë duke udhëtuar me makinë të ambasadës.

Ambasadori amerikan David Hale “ka shprehur pikëllimin e tij” lidhur me vdekjen tragjitke dhe “ka siguruar se ambasada do të bashkëpunojë në hetimet”, ka njoftuar sot Ministria e Jashtme.

Policia pakistaneze ka njfotuar se Atiq Baig, 22-vejç ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.

Ai ishte përplasur me motoçikletën e tij me një makinë të ambasadës amerikane më 7 prill.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat